
Raporti: Saranda Aliu
Kontrata e fundit për lobim e Ministrisë së Jashtme të Kosovës për një kompani shqiptare në SHBA, ka nxitur debat për mënyrën e rregullimit të kësaj cështjeje. Diplomatët dhe shoqëria civile e shohin të nevojshme miratimin e Ligjit për Lobim, që do t’i rregullonte njëherë e mirë marrëdhëniet me shtetet e tjera. E mbi të gjitha, thonë ata, nuk do të keqpërdorej paraja publike siç ndodhë shpesh herë. Kosova për vite ka shpenzuar shumë të mëdha për lobim për njohje të reja.
Përveç kësaj, edhe për të rregulluar imazhin e saj përtej kufijëve.
Kontratat e nënshkruara nga qeveritë me kompanitë e huaja, shpesh kanë qenë edhe shkaktar të përplasjeve të forta politike.
E kjo ka ardhur si shkak i mungesës së Ligjit për Lobim, që do ta rregullonte njëherë e mirë këtë veprimtari.
Por një i tillë, sipas ish ambasadorit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nasho, për Kosovën është i nevojshëm.
Kjo për t’i zhvilluar marëdhëniet e saj jo vetëm me shtetet e tjera, por edhe brenda saj,
Ndërkaq, nga Lëvizja Fol kanë thënë se Ligji për Lobim do të rregullonte shumë çështje, ndër të tjerash nuk do të keqpërdoroheshin paratë publike.
Ditë më parë Qeveria e Kosovës, ka angazhuar dy kompani të drejtuara nga pronarë shqiptarë për të lobuar në Shtet e Bashkuara të Amerikës.
Lidhur me këto të fundit, janë ngritur dyshimet se pronarët janë të afërm politikisht me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Nga ana tjetër, kabineti i ministres nuk ka dashur të flasë për cështje të lobimit dhe kontratës në fjalë.
Edhe Shqipëria nuk qëndron më mirë, jo vetëm në mungesë të ligjit por së fundi pagesa të majme të politikanëve shqiptarë për kompani të huaja janë bërë objekt hetimesh nga SPAK. /Gazeta10/