Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Themelohet Komisioni kombëtar për refugjatët – Rashiqi kërkon një anëtar

Gazeta10
26 July 2023 - 11:20

Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ta themeluar Komisionin kombëtar për refugjatët,

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se Komisioni do të përbëhet nga shtatë anëtarë, duke sqaruar se mandati i komisionit do të jetë tri vjet.

“Ky komision përbëhet nga shtatë anëtar në kryesimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mandati i komisionit është tre vite“.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq kërkoi që anëtar i këtij Komisioni të jetë edhe një përfaqësues i Ministrisë të cilën e drejton ai.

“Mendoj që duhet ta kemi edhe na një përfaqësues në atë Komision sepse do të na kishte ndihmuar për ndryshimet apo sugjerimet që i jep ky Komision”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.