
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferecën e mbajtur sot është pyetur edhe për kryetarët e kater komunave në veri të vendit se pse nuk i ka takuar ende.
Pergjigja e Kurtit ishte se i njeh kryetarët, mundet edhe ti takojë por çështja është se në rast se takohet me ta, atëherë duhet të punojnë se rroga po u ecën.
“Për punën e kryetarëve të komunave në veri, natyrisht që unë i njoh ata, i kam takuar, jo të gjithë. Në një prej pritjeve e kam takuar edhe kryetarin e Komunës së Zvecanit. Mund t’i takoj, por nuk e di sa është i këndshëm takimi me mua, sepse kur takohen njerëzit me mua iu them shkoni në punë, jo mos shkoni në punë. Takimi me mua, nuk është problemi a ka takim a s’ka takim, problemi është që unë them me shku në punë, se po të hec rroga. Kur të hec rroga duhesh me dalë në punë. Këtu është ndoshta një lloj vështirësie edhe dallimin me kryetarin e partisë që ka zhvilluar takim të këndshëm”, ka thënë Kurti