
Është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e kamerave në hapësirat publike në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një statusi në Facebook, raporton Gazeta10.
Rama tha se sot ka finalizuar marrëveshjen me Policinë e Kosovës për sistemin e kamerave në hapësirat publike.
“Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot”, ka shkruar ai.
Më tej, ai ka thënë se së bashku me Policinë e Kosovës, zotohen se përmes aktiviteteve të përbashkëta do ta përmirësojnë sigurinë në hapësirat publike të kryeqytetit./Gazeta10