Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë

Gazeta10
27 July 2023 - 13:31

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi ka treguar se Kurti e falënderoi ambasadorin Widinger për bashkëpunimin ekonomik, mbështetjen për arsimin.

“Në një takim të përzemërt dhe lamtumirës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për bashkëpunimin dhe angazhimin në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin widinger për kontributin në vizitat e shumta zyrtare e shtetërore, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, mbështetjen për arsimin, të rinjtë dhe gratë dhe për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar ZKM-ja .

Po ashtu ambasadori në takim  ka veçuar raportet e shkëlqyera të cilat gëzojnë dy shtetet, ngrohtësinë dhe mikpritjen.

“Ambasadori Weidinger veçoi raportet e shkëlqyera që gëzojnë dy shtetet tona, ngrohtësinë dhe mikpritjen e njerëzve në Kosovë dhe lidhjet e shumta njerëzore mes Austrisë dhe Kosovës, të cilat tha se janë të gjata dhe të vazhdueshme.Të dy kujtuan bisedat e shumta për tema të ndryshme e përtej politikës – për artin e kulturën, muzikën e filmin.Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend. Kryeministri i uroi suksese në angazhimet e radhës”, shtoj tutje ZKM-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.