
Nje aksident trafiku më mes 4 veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:35 në në fshatin Perlinë, të Klinës.
Ngjarjen për Gazeta10 e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të me tutjeshëm.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë ku një veturë ka goditur disa vetura të tjera që ishin të parkuara skaj rrugës.

