Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“400 mijë vende pune”, Bajrami i reagon Kurtit e Muratit: Manipulatorë të shifrave

Gazeta10
30 July 2023 - 17:20

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se “për herë të parë” në Kosovë janë 400 mijë vende aktive pune, ndërsa pasdite u mburr me këtë shifër edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti.

Ish-Ministrja e Financave dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i quajti veçse “manipulator të shifrave”.

Bajrami thotë se me politikat e punësimit të Qeverisë Kurti, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët.

Reagimi i Bajramit:

Manipulatorë të shifrave, a të flaism me trende, sepse e vërteta është ndryshe nga propoaganda: Me politikat e juaja të punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët.

Publikoni shifrat, sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej që ju keni marrë të gjitha nivelet e pushtetit.

Sipas ATK-së trendet e punësimit janë këto:

Dhjetor 2019: 331 811 të punësuar,
Dhjetor 2020: 356 909 të punësuar, d.m.th. 25 098 më shumë se në vitin paraprak.
Dhjetor 2021: 378 385 të punësuar, d.m.th. 21 476 më shumë se vitin paraprak, ndërsaNë korrik 2023 qenkan 404 965 të punësuar, d.m.th. 26 580 më shumë se një vit e gjysëm me parë.
Me çka po lavdëroheni?Derisa nga 21-26 mijë vende të reja të punës më herët janë krijuar për një vit, tani për një vit e gjysëm paskemi 26 580 vende të reja të punës më shumë.
Trendi është rënës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.