Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Specialja: Ish-ushtari i UÇK-së do të mbahet në paraburgim në Shqipëri

Gazeta10
31 July 2023 - 17:44

sh-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj, është arrestuar në Tiranë nga Gjykata Speciale.

Lidhur me rastin është deklaruar kjo e fundit.

Specialja njofton se Goxhaj, dyshohet se ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

” Z. Goxhaj do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e z. Goxhaj në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuar.

Në njoftim thuhet se arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së u bë me ndihmën dhe bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare.
“Më vonë do të jepet më shumë informacion”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga DhSK-ja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.