Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Emocionuese: Publikohet letra prekëse e Jakup Krasniqit dedikuar vajzës për martesë

Gazeta10
01 August 2023 - 11:14

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka publikuar një letër mjaft prekëse, të babait të saj, me rastin e martesës.

Me një foto të bashkëngjitur ku shihet Gresa dhe burri i saj, përballë një fotografie të Krasniqit, të ngjitur në mur, ajo ka publikuar vargjet e ndjera .

Kujtojmë që Jakup Krasniqi është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë i cili po akuzohet për krime lufte.

Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit e ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj.

Këtë ditë të rëndësishmë për të, ajo e ka përjetuar pa praninë e babait të saj Jakup Krasniqi, i cili ndodhet Hagë.

Ajo ka publikuar një letër mjaft emocionuese që ka pranuar nga babi i saj në ditën më të rëndësishme.

“Gresë!
Kur një ditë një padrejtësi tinëzare
Mi humbi shpresat për lirinë njerëzore
Fejesa juaj në znanin’ e Padrejtësisë
Me bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë!

Gresë!
Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë
Se po martohesh me Sadikun e Dardanisë
Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë
Që gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë! “

Jakup Krasniqi 1 gusht 2023″.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.