
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një postimi në Twitter i’a ka uruar Ditën Kombëtare Presidentit të Zvicrës Alain Berset, po ashtu edhe shtetit zvicran.
Ajo është shprehur se Zvicra është mbështetja jonë e kahershme dhe se bashku do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen mes vendeve tona.
“Gëzuar Ditën Kombëtare Presidentit Alain Berset dhe miqve tanë zviceranë! Zvicra është partneri ynë i kahershëm dhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar Osmani./Gazeta10