
I ftuar në emisionin “Info10”, në televizionin e gazetarëve sot është ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Në emisionin “Info10”, nga ora 17:30 mund të ndiqni intervistën me Mustafën,në të cilën do të diskutohet rreth aktualitetit politik në vend, duke u nisur nga vendimi i Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë për mbylljen e televizionit Klan Kosova dhe përgjimet e fundit që inkorporojnë edhe ministren Rozeta Hajdari në lidhje me procedurat për sigurimin e rezervave të vajit dhe gjërave tjera ushqimore.
Mustafa tutje do të flas edhe për audio-inqizimet mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ish deputetit serv Sllavko Simiq, në të cilat Lila dëgjohet duke biseduar me Simiqin për listat e veteranëve, partitë opozitare, politikanë dhe çështje tjera.
Ish kryeministri Mustafa do të flas edhe për përleshjet në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave e deputetëve të VV-së.
Për këto dhe çështje tjera të aktualitetit politik në vend do të përgjigjet Isa Mustafa në edicionin e sotëm të “Info10”, me gazetaren Arta Mustafa. /Gazeta10/