Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MINT deklarohet për përgjimet për grurin, i quan tendencioze

Gazeta10
02 August 2023 - 18:54

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i quan shpifje publikimet e bëra ku dëgjohet një zyrtar i ministrisë teksa flet për me kontratat për blerjen e grurit për rezervën shtetërore.

Nga kjo ministri publikimet cilësohen si tendencioze dhe të orkestruara ndaj figurës së ministres Rozeta Hajdari.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) sqaron opinionin publik se, thashethemet e përdorura në audio-incizimet e transmetuara janë tendencioze dhe të pavërteta, duke aluduar për keqpërdorim të Rezervës Shtetërore dhe duke i shërbyer një kauze politike me qëllim të dëmtimit të procesit më të ndjeshëm për mbrojtje dhe siguri shtetërore dhe më qëllim denigrimin e figurës së Ministres Rozeta Hajdari, uljen e reputacionit dhe imazhin publik të saj”, thuhet në qëndrimin e ministrisë.

“MINT njofton opinion publik se, të gjitha procedurat në lidhje me furnizimin me mallra për rezervë shtetërore janë zhvilluar dhe vazhdojnë të trajtohen bazuar në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Ligjin Për Rezervën Shtetërore të Republikës së Kosovës, Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2022, Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/65 të datës 26.02.2022.

Sipas MINT në vitin 2021 janë shpallur tri herë procedurat e prokurimit për të blerë një sasi të Rezervës Shtetërore nga të cilat, pretendohet se një procedurë e prokurimit ka përfunduar me sukses, ndërsa dy procedura të prokurimit kanë dështuar, për shkak të mos ofertimit nga operatorët ekonomikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.