
Një veturë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjtes në Çagllavicë në Prishtinë.
Nga fotografitë e siguruar nga KOHA tregojnë edhe tym në autostradë, ndërkohë nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazeta10 se automjeti është djegur dhe nuk raportohet për të lënduar
“Sot rreth orës 08:30, është raportuar se në rrugën Ferizaj-Prishtinë një automjet është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.