Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Pamje të rënda nga momenti kur krokodili sulmon për vdekje futbollistin (Video)

Gazeta10
03 August 2023 - 16:22

Futbollisti Jesus Alberto Lopez Ortiz, humbi tragjikisht jetën në rajonin e Santa Cruzit në Kosta Rika, pasi u sulmua nga një krokodil.

Futbollisti i njohur në vendin e tij si Chucho, luante për ekipin e Deportivo Río Canas në Ligën Ascenso të Kosta Rikës.

Sipas Policisë, Chucho u sulmua nga një krokodil në lumin Canas. Dëshmitarët e ngjarjes treguan se lojtari 29-vjeçar u hodh nga një urë në ujërat e lumit Canas teksa ishte duke u stërvitur. Fatkeqësisht, sulmi i krokodilit çoi në vdekjen e tij të menjëhershme. Në rrjete sociale është bërë virale dhe një video ku shihet teksa krokodili tërheq trupin e pajetë të futbollistit, raporton Euronews Albanian.

Për të gjetur eshtrat e Lopez -it, policisë iu desh të vriste me armë zjarri krokodilin.

“Me dhimbje të thellë bëjmë publike vdekjen e lojtarit tonë Jesus Lopez Ortiz (Chucho) Zoti ia preftë shpirtin”, njoftoi në një deklaratë publike klubi i 29-vjeçarit.

“Pusho në paqe Çuço , bashkohemi me dhimbjen e gjithë familjes së tij, do të na mungosh. Ti po na merr një pjesë të gjithëve me vete mik i dashur.

Sot është një ditë shumë e vështirë për të gjithë ne dhe ne do t’ju kujtojmë në shumë aspekte të jetës tuaj sportive si trajner, lojtar dhe gjithashtu si familjar. Do të jetoni gjithmonë në zemrat tona Chucho. Fluturoni lart”, vijon mesazhi i ekipit të tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.