Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bislimi njofton për reduktimin e mëtejshëm të Policisë, përmend sanksionet e BE-së

Gazeta10
03 August 2023 - 21:43

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se janë duke e respektuar Marrëveshjen e Bratislavës me Bashkimin Evropian, teksa ka treguar për reduktimin e forcave të Policisë së Kosovë për 25 për qind rreth komunave veriore, që do të bëhet nesër.

Këtë të enjten e ka konfirmuar edhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të cilit postimin në Twitter ia shpërndau Bislimi dhe dha sqarime për këtë proces.

”Pas Marrëveshjes së Bratislavës, ka një proces të besueshëm drejt de-përshkallëzimit. Situata është e qetë tash e disa javë – konfirmuan dje bashkërisht PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i.Kosova po respekton plotësisht angazhimet e saj nga arrng. & beson se pala tjetër do të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë ai.

Për shkak të zhvillimeve në veri që kaluan në tension që nga maji i këtij viti, Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuee ndaj Kosovës.

Por Bislimi thotë se masat janë të përkohshme e të kthyeshme, duke nënkuptuar se këto veprime të Qeverisë në planin e deskalimit do të ndikojnë në largimin e atyre masave.

”Marrëveshja e 10 korrikut është ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe ka për qëllim të zbatojë deklaratën e BE27 nga 3 qershori. Masat e BE-së kundër Republikës së Kosovës deklarohen të përkohshme, të kthyeshme dhe në varësi të një përkushtimi të besueshëm për deeskalim”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.