Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dukagjini mposhtet nga Rijeka dhe eliminohet nga garat evropiane

Gazeta10
03 August 2023 - 22:11

Dukagjini është mposhtur nga Rijeka me rezultat të thellë 6-1 dhe me këtë disfatë skuadra nga Klina është eliminuar nga garat ndërkombëtare.

Në ndeshjen e zhvilluar në Kroaci, golat për ekipin vendas i shënuan Pasalic, Goda, Djouahra dhe Ivanovic që realizoi tregolësh.

Në anën tjetër, të vetmin gol për Dukagjinin e shënoi Iljasa Zulfiu.

Kjo ishte hera e parë në histori që Dukagjini merr pjesë në arenën ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.