Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot mbahet samiti i nismës “Ballkani i Hapur”

Gazeta10
02 Shtator 2022 - 9:09

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, do të kryesojnë Samitin si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, raporton Gazeta10.

Në samit do të marrin pjesë edhe kryeministri në largim i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së Zoran Tegeltija, ministrat e Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe Turqisë Peter Sijarto dhe Mevlut Çavusoglu.

Pas hapjes së Samitit, të planifikuar për në orën 10:00, do të ketë takime të drejtuesve me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për tërheqjen e investimeve në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, dhe më pas me përfaqësues të grupeve të krizës për furnizimin me ushqim dhe energji në kuadër të Nisma “Ballkani i Hapur”.

Pas takimeve është paralajmëruar nënshkrimi i dokumenteve dypalëshe. Do të nënshkruhet sipas njoftimeve nga Ministria e Bujqësisë – marrëveshje që do të rregullojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore.

Dy pjesët më të rëndësishme të atij dokumenti do t’i referohen garancive se Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të kenë përparësi në shkëmbimin e ndërsjellë të ushqimeve bazë, si dhe mekanizmat për të parandaluar rieksportin e ushqimeve në tregjet e treta.

Pas nënshkrimit, do të ketë edhe adresim zyrtar për mediat.

Samiti i fundit i liderëve të “Ballkanit të Hapur” u mbajt në qershor në Ohër, kur u nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe.

Samiti u parapri nga hapja e panairit të parë ndërkombëtar të verërave “Wine Vision of the Open Balkans”, i sponsorizuar nga qeveritë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si pjesë e nismës Open Balkans./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.