Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arifi takohet me ambasadorin Hill: Koordinimi i ngushtë me aleatët, garancë për të ardhmen e sigurt

Gazeta10
09 August 2023 - 19:14

Kyetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.

Arifi ka thënë se me ambasadorin Hill kanë biseduar për gjetjen e një zgjidhje afatgjate për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

”Sot, pata nderin të kem takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun tim, Christopher Hill. Me ambasadorin Hill, vazhduam përpilimin e agjendave që fuqizojnë e sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Arifi në Facebook. /Gazeta10/

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.