Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Njohja e Kosovës nga Ukraina, temë diskutimi në Kiev

Gazeta10
10 August 2023 - 8:25

Lajme pozitive se Ukraina mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, kanë ardhur ditëve të fundit nga Kievi. Ligjvënësit ukrainas janë pro njohjes së Kosovës. Mes tyre kreu i Komisionit për politikë të jashtme të Ukrainës a Oleksandr Merezhko, tha për RTK-në se vendimi final i takon presidentit Volodymyr Zelensky.

“Para se të marrim një vendim të tillë duhet të peshojmë pluset dhe minuset për t’i marrë në konsideratë dhe pasojat politike. Por, vendimi përfundimtar i takon vetëm presidentit, jo parlamentit. Ne deputetët nuk vendosim për këtë çështje, megjithatë, ne përfaqësojmë popullin, ne kemi zërin e popullit të Ukrainës, dhe njerëzit në Ukrainë e shohin shumë qartë se Kosova është në anën e Ukrainës dhe për Serbinë ju e dini se Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.
Në Serbi shohim simpati ndaj Rusisë. Në Serbi, për fat të keq, shohim një zhvillim të marrëdhënieve me Rusinë, i cili është shqetësues për ne, dhe sigurisht që ka ndikim tek votuesit tanë”, ka deklaruar deputeti Merezhko.


Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.