Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çavusoglu thotë se Turqia e mbështet dialogun Kosovë – Serbi

Gazeta10
02 September 2022 - 11:46

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka thënë se Turqia nxit dialogun dhe temat e tjera që janë të hapura mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

Çavusoglu ka thënë se marrëveshja e dokumenteve të kalimit e vërteton se dallimet mund të tejkalohen.

“Lidhur me dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, marrëveshja për dokumentet vërteton që duhet të shikohen interesat e përbashkëta në vend të dallimeve”, ka thënë Çavusoglu.

Tutje, ai ka thënë se Turqia ka komunikim të hapur me dyja palët.

“Turqia ka komunikim të hapur me dy palët dhe ne do të vazhdojmë të nxisim dialogun për të arritur një marrëveshje për targat dhe çështjet tjera që mbeten”, ka thënë ai.

Ai ka folur në Samitin e nismës së “Ballkanit të Hapur”, që po mbahet në Beograd. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.