Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​SHBA ia kthen Italisë 250 artefakte të vjedhura

Gazeta10
13 August 2023 - 11:40

Shtetet e Bashkuara kanë kthyer më shumë se 250 artefakte të lashta në Itali pasi policia zbuloi se ato ishin vjedhur.

Njësia e artit e forcës policore të Italisë zbuloi se sendet ishin grabitur dhe shitur muzeve amerikane dhe koleksionistëve private në vitet 1990.

Ndër artefaktet e çmuara përfshijnë enë, piktura dhe skulptura – disa deri në 3000 vjet të vjetra.

Disa nga mozaikët kapin vlerën e dhjetëra milionë eurove, raporton BBC.

Artikulli më i vjetër daton në epokën “Villanovan” (1000 – 750 pes), ndërsa artefakte të tjera ishin nga qytetërimi etrusk (800 – 200 pes), Magna Graecia (750 – 400BC) dhe Roma Perandorake (27BC – 476AD).

Shumica e artefakteve ishin vjedhur në vitet 1990, më pas u shitën përmes një serie tregtarësh me një përzgjedhje që me sa duket iu ofrua Koleksionit Menil, një muze në Hjuston, Teksas.

Ministria italiane e Kulturës tha se artefaktet ishin të ekspozuara në koleksionin Menil, por një zëdhënës i muzeut e mohoi këtë dhe tha se ato nuk kishin qenë kurrë pjesë e koleksionit.

Zëdhënësi tha se muzeut i ishin ofruar artefaktet si dhuratë, por në vend të kësaj ia referoi donatorin Ministrisë së Kulturës të Italisë.

Ministria tha se pronari i koleksionit “spontanisht” i ktheu sendet pasi policia zbuloi se ato kishin ardhur nga gërmimet e paligjshme të vendeve arkeologjike.

Në shtator të vitit 2022, Nju Jorku i ktheu Italisë artefaktet e vjedhura me vlerë 19 milionë dollarë, duke përfshirë një kokë mermeri të perëndeshës Athena të vitit 200 para Krishtit, e cila ajo e vetme kishte vlerë rreth 3 milionë dollarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.