Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Në stadiumin “Përparim Thaqi” të stërmbushur, Ballkani mposht Lirinë

Gazeta10
13 August 2023 - 19:14

Ballkani e ka nisur me fitore sezonin e ri, duke e mposhtur si mysafirë Lirinë me rezultat 1-0.

Liria kthehej në elitë pas katër vitesh, ku prizrenasit e kishin mbushur stadiumin e rinovuar “Përparim Thaqi”, pasi të pranishëm ishin mbi 5  mijë shikues.

Si pjesë e këtij entuziazmi, Liria ishte më e mirë në pjesën e parë, duke krijuar disa raste.

Por në të dytën kampionët shtrënguan dhëmbët dhe futën në formacion disa lojtarë që i mungonin.

Goli i epërsisë për suharekasit erdhi në minutën e 65-të, kur Nazmi Gripshi me një gjuajtje të bukur nga brenda zonës shënoi për 1-0.

Deri në fund edhe pse kishte raste, gola më nuk kishte dhe Ballkani mori tri pikët e para.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.