
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Gramoz Vokrri, Tahir Lushtaku dhe Blendi Memaj.
Gjatë diskutimit për shortin e gjyqtarëve për ndeshjet e xhiros së parë, foli edhe Bekim Isufi.
“Unë mendoj se duhet të u jepet mundësia edhe refereve të rinj për ndeshjet e mëdha të Superligës së Kosovës”, tha ai.
Tutje, ai morri edhe një shembull se si mund të ndodh kjo gjë.
“Përshembull, nëse Nuza është në VAR, mund të jetë ndihmesë e mirë për gjyqtarin e ri në fushë”, përfundoi ai.