
Të shtunën dhe të dielen zhvillohen ndeshjet e javës së pestë në superligen e Kosovës në futboll. Raporton Gazeta10
Interesante pritet të jenë dy ndeshjet hapëse të Albi Mall Superliga e Kosovës, Drita – Llapi si dhe Trepca’89 – Malisheva. Vemendja do të jetë tek derbi Drita – Llapi në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 15:00.
Ndërsa të dielen zhvillohet ndeshja kryesore e javës në “Fadil Vokrri” në mes të Prishtinës dhe Ballkanit e cila pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë me Prishtinën e Ismet Munishit kundër Ballkanit e cila bëri historinë një javë më pare duke u kualifikuar në Conference League. Dy ndeshjet tjera janë Dukagjini – Gjilani dhe Drenica – Ferizaj. /Gazeta10/