
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se gjithmonë i ka pranuar kërkesat e tyre për takime dhe bashkëpunim që nga momenti kur ka filluar detyrën në këtë post.
“Me përgjegjësi të plotë ju informoj se që kur e kam pranuar detyrën bashkë me kolegët e mi të kabinetit kemi zhvilluar disa takime me përfaqësues të SBASHK-ut ku kemi diskutuar për çështjet aktuale në arsim. Saherë kemi marrë kërkesa nga SBASHK-u i kemi takuar dhe jo vetëm kaq por edhe i kemi adresuar dhe tejkaluar kërkesat e tyre.”, tha Nagavci në reagim.
Ministrja ka se ajo ka qenë pjesë edhe kur është zgjedhur kryetari Rrahman Jasharaj edhe për një mandat.
“Kam marrë pjesë po ashtu në Kongresin e SBASHK-ut ku është zgjedhur kryetari Jasharaj edhe për një mandat. Pra, takimet me SBASHK-un kanë qenë të vazhdueshme. Anëtarët e SBASHK-ut janë pjesë e këshillave dhe grupeve punuese në Ministri duke qenë deri tani edhe pjesë e vendimmarjes së politikave të MASHTI.”, tha ndër të tjera Nagavci.
Ajo përfundoi se çdo çështje e ngritur nga SBASHK-u, është adresuar dhe rregulluar./Gazeta10.