Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dorëheqja e tre policëve në veri, Rohde: Ata duhet t’i kryejnë detyrat pa u kërcënuar

Gazeta10
17 August 2023 - 20:15

Shefi i EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, është shprehur i shqetësuar rreth dorëheqjes së tre serbëve nga Policia e Kosovës.

Disa serbë u bën pjesë e Policisë, por menjëherë kanë marrë kërcënime.

Për këtë ka pasur edhe reagime përfshirë edhe nga EULEX’it, e tash tre prej tyre kanë dhënë dorëheqje.

Reagimit të shefit të EULEX’it i është përgjigjur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i cili përmes një reagimi në Twitter ka thënë se Policia e një vendi multi-etnik duhet të jetë e tillë.

”Jam plotësisht dakord: një vend multietnik kërkon një polici multietnike. Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës – pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin – duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime“, ka shkruar ambasadori gjerman.

Policët serbë kishin dhënë dorëheqje në formën të organizuar vitin  e kaluar, duke i braktisur kështu institucionet.

Por muajve të fundit disa serbë vullnetarisht janë bërë pjesë e Policisë për t’u përballur më pas me presione nga elementet e dhunshëm në Veri. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.