Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Burgimi i Mujecit pa afat mund të zgjasë deri në një muaj” – Flet gazetarja nga Tirana

Gazeta10
17 August 2023 - 21:50

Raporti: Gentiana Gashi
Gjykata Penale e Tiranës, ka marrë vendim për burg pa afat për 5 personat e arrestuar në Shqipëri, nën dyshimet për trafikim të drogës. Një masë e tillë është caktuar edhe ndaj ish-asamblistit të VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci. Detaje për gjyqin ka dhënë gazetarja që ishte e pranishme në seancë.

Ish-asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, do të qëndrojë prapa grilave për kohë të pacaktuar.

Kjo pasi që ndaj tij dhe katër të arrestuarve të tjerë gjatë operacionit antidrogë në Shqipëri, Gjykata penale në Tiranë ka caktuar masën e burgimit pa afat.

Një masë e tillë është caktuar pasi gjykata e ka pranuar kërkesën e prokurorit që pesë të dyshuarit Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia, të vijojnë të hetohen në qeli.

Këtë seancë e ka përcjellë gazetarja nga Shqipëria, Aida Topalli, e cila ka thënë se kjo masë burgimi shqiptohet në rastet kur hetimet janë në proces.

Ajo ka thënë se burgimi pa afat mund të zgjasë deri një muaj, e përmes provave të reja që mund të sigurojë Prokuroria, sipas saj, merren vendime tjera.

Përveç Mujecit, gazetarja thotë se të paktën tre emra tjerë që janë zyrtarë të lartë institucionalë të Kosovës që dyshohet të jenë përfshirë në këtë grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ajo ka theksuar mungesën e bashkëpunimit ndërmjet organeve të rendit të Kosovës e Shqipërisë.

Ndryshe, Mujeci ishte në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge, me ç’rast Policia Shqiptare kishte njoftuar se në një autobusë ka gjetur doza narkotikësh që kapin vlerën prej 400 mijë eurosh.

Pas këtij rasti, Lëvizja Vetëvendosje e kishte përjashtuar Mujecin nga të gjitha strukturat e saj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.