
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në Facebook tha se në galerinë e mediumit, ministri Hajrulla Çeku u mirëprit nga drejtuesit, Arben Ahmeti, Fidan Rama dhe Kushtrim Sadiku.
Ata së bashku biseduan mbi artin, pikturat dhe historitë prapa tyre, raporton Gazeta10.
“Një ekspozitë si kjo, ndër të tjera, shfaq bukur edhe konvergjencën e artit dhe medias. Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj lidhjeje, MKRS inkurajon bashkëpunimin e këtyre sferave drejt pasurimit të peizazhit kulturor dhe për të nxitur dialogun kuptimplotë”./Gazeta10