Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kastrati: Kurti duhet të arrestohet sot pasdite

Gazeta10
18 August 2023 - 19:18

Ardian Kastrati, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm në Ministrinë ë Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku u arrestuan zyrtarët e kësaj ministrie Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica, si dhe biznesmeni Ridvan Muharremi, i dyshuar për përfshirje në keqpërdorimet me rezerva shtetërore.

Në reagimin e tij, Kastrati ka thënë që kryeministri i vendit, Albin Kurti, është “koka e krimit” dhe se sipas tij “duhet të arrestohet sot pasdite”.

“Ndue Gjini tha që Ridvani po thotë se Albini tërë kohën po e pyet: ‘Ridvan, kur po vjen vajii bre? Kjo i bie që Albini është koka e krimit. Kurti duhet me u arrestu sot pasdite”, thuhet në reagimin e Kastratit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.