
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare ka bërë të ditur se janë dukë vazhduar pritjet për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdarë.
Sipas të dhënëve pritjet janë deri në 4 orë, ndërsa gjatësia e kolonave është 1 kilometër e 800 metra.
Pritje janë shënuar edhe në pikën kufitare Mutivodë, ku qytetarët janë duke pritur deri në 1 orë e 20 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare ka bërë të ditur se pritje ka edhe në Jarinje deri në një orë, tek Dheu i Bardhë deri në 40 minuta, ndërsa në Muçibabë deri në 25 minuta.
Ndërsa, në pikat e tjera kufitare gjendja është më e qetë.