
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në rrjetin e tij social në Facebook tha se pasditen e të shtunës e kaloi me të rinj mitrovicas në vazhdën e aktiviteteve të organizuara në kuadër të “Muajit të Rinisë”.
“Streetball dhe energji pozitive me të rinjtë në Mitrovicë.Pasditja e së shtunës nuk mund të ishte më e këndshme se sa në mesin e të rinjve mitrovicas, me të cilët na bashkoi Rinia Demokratike e Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të organizuara në kuadër të “Muajit të Rinisë”. Ishte kënaqësi të bashkëbisedoj me vajza e djem të shkathtë e të talentuar, me potencial premtues për të ardhmen e vendit tone”, ka shkruar ai.