
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka folur edhe për ‘sulmet’ që kryeministri Kurti po i bënë Prokurorisë dhe Gjykatës, raporton Gazeta10.
Sipas saj, kryeministri do të duhej të bashkëpunonte me ta që personat që bëjnë keqpërdorime të vendosen prapa grilave.
“Kryeministri në kushte normale duhet të bashkëpunojë me Prokurorinë me gjyqëtarët me policinë që thjeshtë të jenë prapa grilave ata të cilët bëjnë keqëpërdorime, ky po e godet Prokurorinë dhe Gjyqësinë, kjo është e papranueshme dhe kjo është një rrezik i madh për Republikën e Kosovës”, tha ajo.
Deputetja shton se kryeministri me bashkëpuntorët e tij nuk e ka dhënë asnjë kontributë për Kosovën./Gazeta10