Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

AAK: Qeveria Kurti e ka humbur rrugën, duhet që sa më shpejtë të shkarkohet

Gazeta10
22 August 2023 - 11:48

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një konferencëpër media ka thënë se pas dyshimeve për dallavere me rezervat shtetërore dhe çështjen që librat shkollorë të blihen nga prindërit nëpërmjet rimbursimit nga shteti për këtë, Qeveria Kurti duhet të shkarkohet sa më shpejtë.

Ai po ashtu tutje ka thënë se qysh në fillim të shtatorit, do të synojnë një seancë të jashtëzakonshme me pikë të parë të rendit të ditës mocionin për shkarkim.

“Ministria e arsimit Arbëri Nagavci duhet të largohet sa më shpejt duhet të jep dorheqje, kjo qeveri e ka humbur rrugën, duhet që sa më shpejt të shkarkohet”, ka thënë ai.

Tahiri tha se Qeveria Kurti nuk po e mban asnjë premtim të dhënë, por ka vetëm fjalë dhe s’ka asnjë veprim.

Për çështjen e teksteve shkollore, deputeti i AAK-së u shpreh se ky veprim po bëhet nga Qeveria për të provokuar greva në shkolla.

“Ky vendim  është vendim  për të provokuar greva, të dëmtojë arsimin publik me krijojë edhe një krizë dhe të dëmtojë financiarisht qytetarin dhe prespiktivishtë familjet e Kosovës. Kjo situatë dhe kjo krizë  mund të përfundojë dhe të ndalet vetëm me shkarkimin e kësaj qeveri, kjo qeveri është vetëm duke dëmtu vendin e Kosovë ka vetëm fjalë dhe nuk ka asnjë rerzultat në fund”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.