
Në qoftëse dëshironi që sjelljet arrogante të fëmijëve tuaj nga 4 deri në 9 vjeç të ndyshojn atëherë përdorni këto metoda si më poshtë:
1. Mos e shprehni reagimin
Gabimi më i madh i prindërve që bëjnë është se i përgjigjen fëmijës me sjellje jo të mirë, sepse vëmendja negative është e vetmja alternativë për ta qetësuar. Ndryshimi që Jacqueline bëri ishte të mos i përgjigjej fëmijës së saj, dhe brenda pak minutash fëmija e pa që nuk e ka vëmendjen që ai kërkonte dhe u qetësua. Kriza u shmang menjëherë
2. Bëhuni optimistë
Në vend që ta qortojë kur djali i saj u ankua për një problem, ajo e inkurajoi në zgjidhje të problemit, duke përdorur ton pozitiv se ai është në gjendje për ta tejkaluar këtë. Kur ta etiketoni fëmijën tuaj për diçka, sigurohuni që të jetë sa më pozitive sepse e lëndoni egon e tij.
3. Rregulloni tonin e të folurit dhe bëhuni një shembull
Nëse fëmijët tuaj ankohen dhe janë të irrituar, ju duhet t’u tregoni atyre rrugën e drejtë për veprim. Kur fëmijët e saj vonoheshin për shkollë, ajo ua përkujtoi me qetësi se duhet të ikin më shpejtë për të arritur në kohë, në vend se ti bezdis ata si ajo bënte vazhdimisht. Ajo vuri re këtë ndryshim të qëndrimit të saj, madje vajza e saj arriti të kuptojë ndryshimin e qortimit duke e përgëzuar nënën se ashtu duhet vepruar.
4. Kuptoni dhe pranoni ndjenjat e fëmijës suaj kur ata sillen keq
Kur ju arrini të shpjegoni se ju e kuptoni pse ka vepruar diçka të gabuar fëmija, ata kanë më shumë gjasa të ndihen të mirëkuptuar dhe t’ju përgjigjen në mënyrë pozitive. Kjo është arsyeja që duhet ti kuptoni ata dhe t’u jepni këshilla të mira apo t’ua sqaroni pasojat
5. Jini në përputhje me rregullat
Fëmijët kanë më shumë gjasa të sillen mirë nëse e dinë se pas sjelljes së keqe pëson dënimi. Ju duhet të jeni në përputhje me pritshmëritë tuaja, të jeni të vendosur, dhe ta shmangni nevrikosjen apo anën emocionale. Ajo pohoi se kishte zgjedhur një moto për t’ia thënë djalit të saj sa herë që ai sillej keq, dhe e pranoi se ai mërzitej pa masë me këtë lloj taktike, por kjo nuk ka rëndësi pasi ai ishte në gjendje të dallojë qëndrimin e tij të keq si dhe ta ndryshojë atë.