Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Operacioni “Goditja” në Prizren: Kontrollohen 23 lokale, afro 2 mijë automjete dhe mbi 3 mijë persona

Gazeta10
25 August 2023 - 13:13

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona ndërsa ka konfiskuar një armë brenda pesë ditësh në Prizren, derisa ka qenë duke e zbatuar urdhrin operativ “Goditja”.

Gjatë këtyre ditëve janë kontrolluar 23 lokale dhe 1 mijë e 908 automjete ndërsa janë legjitimuar 3 mijë e 169 persona.

Policia e Kosovës e ka rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në lokale e lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.

Zbatimi i planit “Goditja 2023” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.