Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nexhipi konfirmon interesimin për Korenicën, ka disa fjalë për Ballkanin

Gazeta10
27 August 2023 - 22:57

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.

 Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Avni Haxhiu, Jeton Gashi dhe Sami Boroci. Në lidhje direkte të ftuar janë: Eroll Salihu dhe Genc Hyseni.

Gjatë diskutimit për Ballkanin, foli edhe ish-drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi.

Ai tha se është krenar me paraqitjet e Ballkanit sivjet në Evropë, gjersa foli edhe për caktimin e Dajës si trajner.

“Kemi pasur negociata me Partizanin, mirëpo nuk kishim marrëveshje, andaj po zhvillonim bisedime me një trajner të huaj,  gjersa tek në fund, Partizani ndërpreu bashkëpunimin me Dajën, dhe ne arritëm marrëveshje.”, tha ai.

Tutje, ai tha foli edhe për transferimin e Meriton Korenicës në klubin FK Manisa në Ligën e Parë të Turqisë.

“Kemi bisedime me Ballkanin, pasi lojtari është nën kontratë me atë klub, mirëpo mund të them se gjasat janë të mëdha që Korenica do të jetë pjesë e klubit tonë, pasi është edhe kërkesë e trajnerit të ri që e kemi sjellur”, vazhdoi ai.

Në vazhdim, ai bëri dallimet mes futbollit në Turqi dhe atij në Kosovë.

“Futbolli në Turqi është shumë më lartë se në Kosovë, pasi këtu po investohet shumë, gjersa në Kosovë pos infrastrukturës, mungon edhe serioziteti.”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.