Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dajaku: Ballkani ka aftësi të bëjë gjëra të mëdha, Ilir Daja trajneri më i mirë që ka shkelur në Kosovë

Gazeta10
27 August 2023 - 23:07

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.

 Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Avni Haxhiu, Jeton Gashi dhe Sami Boroci. Në lidhje direkte të ftuar janë: Eroll Salihu dhe Genc Hyseni.

Gjatë diskutimit për Ballkanin, foli edhe Taulant Dajaku.

Opinionisti sportiv, Dajaku foli pak për Ballkanin dhe suksesin e tij në Evropë.

“Ballkani ka aftësi të mëdha të bëj gjëra të mëdha e të arrijë të fitojë trofe. Ballkani ka ndryshuar qasje, ka ndërruar mentalitet, nuk ndihet inferior në ndeshjet ndaj kundërshtarëve evropian.”, tha ai.

Tutje, ai pati disa fjalë edhe për Ilir Dajën.

“Ilir Daja është trajneri më i mirë që ka shkelur në Kosovë, mendoj se është më lartë se Challandes e Giresse, gjersa po ashtu kam mendimin se duhet të ishte në vendin e Primoz Glihas.”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.