
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është intervistuar sot nga Policia, për deklaratën që bëri duke thënë se më përpara do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, sesa do ta lëshonte Kosovën.
Pas intervistimit, Klinaku bëri të ditur se kjo deklaratë e tij është nxjerrë nga konteksti.
“Sapo dola nga stacioni policor. Me urdhër të prokurorit u intervistova lidhur me deklaratën. Siç e thashë edhe në polici, ajo deklaratë është nxjerrë prej konteksti.
Pas deklaratës së tij pati shumë reagime nga deputet dhe zyrtarë të VV-së, të cilët kërkuan nga organet e rëndit që Klinaku të vihet para drejtësisë.