Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria e Kosovës ndanë rreth 13 milionë euro për tekstet dhe materialet mësimore

Gazeta10
30 August 2023 - 17:37

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se sot Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje në mënyrë elektronike duke marrë vendim për ndarjen e 6 milionë e 323 mijë e 380 euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1 deri 5  dhe 6 milionë e 617 mijë e 340 euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1 deri 9. 

Në total vlera e mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës kap shumën e 13 milionë eurove.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.