
Avokati i Faton Klinakut, Ramë Dreshaj, në “Politiko” ka folur rreth deklaratës së Faton Klinakut për kryeministrin Kurti.
Ai ka treguar se Faton Klinaku nuk e ka kërcënuar Albin Kurti, nuk ka thënë e vras, raporton Gazeta10.
“Ju shumë bukur e quajtët status disa të tjerë po e quajnë deklarata e zotit Klinaku, disa media dhe qytetarë e kanë nxjerr nga konteksti, ai nuk ka thënë e vras, edhe prokuroria edhe çdo kush duhet ta analizojë me kokë të ftoftë të gjithë fjalin”, tha ai për Kanal10.
Avokati Dreshaj shton se Prokuroria Speciale pas analizimit të deklaratës së Klinakut, e ka liruar duke mos e parë si rrezik për kryeministrin Kurti./Gazeta10