Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e kryesuesit të bordit të Trepçës

Gazeta10
31 August 2023 - 12:20

Në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni, është hedhur një mjet shpërthyes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Për këtë ka shkruar Ndërmarrja Trepça duke theksuar se nga ky shpërthim ka vetëm dëme materiale.

“Ndërmarrja Trepça Sh.a njofton se mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me granatë dore Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Trepça Sh.A z.Bahri Hyseni. Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u marrë me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, është bërë e ditur në njofti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.