Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Partia Demokratike e Kosovës kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme: Nuk shkon më kështu

Gazeta10
31 August 2023 - 18:54

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme.

I ftuar në KTV, Abdullahu ka thënë se Qeveria Kurti se ka bërë koordinimin dhe se presidentja Vjosa Osmani është duke e bërë vallë e njëjtë.

Ai tutje ka folur edhe për deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke thënë se do të mbetemi pa viza.

“Kjo Qeveri s’e ka bërë koordinimin, e presidentja po e bën vallen e njëjtë, brengosëse. Do të mbetemi pa viza pasi Macroni (presidenti francez) përmendi vizat dhe çështjet ekonomike e financiare. Nuk e di si ka kanë lidhë kryet këtë punë, në përballje me Serbinë të fitojnë, por pa ndërkombëtarë. Është shumë e vështirë. Nëse ka diçka që nuk bën, e këta po e bëjnë është qasja populiste e kryeneçe. Ta merr mendja që po udhëheqin një shtet 50 milionë banorë. Është e pakuptimtë, prandaj si zëdhënës e them prapë se ne duam të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk shkon më kështu.” – ka deklaruar zëdhënësi i PDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.