
UBT shënoi cemeronin e gradimit të studentëve të gjeneratës së nëntëmbëdhjetë me një organizim madhështor në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Këtë ceremoni e përshkruan studentët, të cilët përmbyllën një rrugëtim të suksesshëm dhe emocional në drejtimet në nivelin bachelor dhe master të programeve: Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Dizajn i Integruar, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Inxhinieri e Energjisw dhe Menaxhment, Sistemet e Informacionit.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi iu drejtuar studentëve të diplomuar se mbi këtë bazë ndërtohen profesione të reja, falë angazhimit të stafit të UBT-së, dhe bashkëpunimit me universitete ndërkombëtare.
“Mbi këtë bazë ndërtohet profesione të reja, kjo është një kontributë i një sistemi që është ndërtuar me vite në UBT, falë një angazhimi të stafit të Ubt, një partneritet i madh me shumë universitete ndërkombëtare”, tha ai.
Ai shton se studentët e diplomuar në UBT nëse kërkojnë punë, kudo që të aplikojnë në Kosovë do të jenë të vecantë, meqenëse janë nga UBT.
“Nëse kërkoni punë, kudo që aplikoni në Kosovë jeni të vecantë, meqenëse jeni nga UBT”, shtoi Hajrizi.
Kjo ceremon po vazhdon ende të mbahet duke përfshirë edhe një numër të madh të familjarëve që kanë ardhur t’i mbështesin fëmijët e tyre./Gazeta10