Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vetaksident në Gjakovë, vdes një 54-vjeçar

Gazeta10
01 September 2023 - 21:30

Një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Vogovë të Gjakovës, si pasojë e të cilit shoferi 54-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, ka ndërruar jetë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 19:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Vogovë- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit si dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.