Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani takohet me Këshillin e Prindërve dhe atë të nxënësve

Gazeta10
03 September 2022 - 15:23

Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me Këshillin e Prindërve, Këshillin e Nxënësve dhe Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, raporton Gazeta10.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Nisë takimi i Presidentes Vjosa Osmani me Këshillin e Prindërve, z. Jeton Demi dhe  z. Labinot Salihu, Këshillin e Nxënësve në përbërje të z. Ditjon Fetahu dhe z. Hekuran Muja, si dhe Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve me përfaqësuese znj.Donjeta Kelmendi.

Presidentja mbështetë kërkesat e nxënësve dhe të prindërve:  Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për ta tejkaluar krizën në arsim!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Osmani do të takohet sot edhe me kreun e SBASHK’ut, Rrahman Jasharajn dhe përfaqësues të tjerë të sindikatave, të cilët janë në grevë që nga 25 gushti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.