
Ismail Syla, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçit, në televizionin Kanal10, në emisionin Politiko ka fol për intervistë e Hashim Thacit e cila është realizuar nga gazeta Nacionale.
Ish-këshilltari për intervisten Thacit ka thënë se nuk ka dashakeqësi e mllef në këtë intervistë dhe kjo është vetë një ngjarje.
“Njeri ska sesi të mos mbetet i mrekulluar nga fakti se ky njeri edhe pse 3 vite I shkëputur nga jeta publike, nga jeta institucionale e ka ruajtur ekujlibrin shpirtëror edhe mendor, ka ruajtur optimizmin dhe nuk ka as mllef as urrejtje e as dashakaqësi” ka thënë ai.