Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lojëtarët e Kosovës flenë në hotelet më luksoze – Çka ka lidhje ku flenë?/Përplasje Berisha – Dajaku

Gazeta10
06 September 2023 - 22:08

Përfaqësuesi i Dardanëve, Lul Zeqiri gjatë debatit në “Politiko” duke ka komentuar deklaratën e babait të Valon Behramit se lojtarët kosovarë në Zvicër nuk e zgjedhin Kosovën për shkak të trajtimit jo të duhur, ka thënë se kombëtarja e Kosovës qëndron në njërin nga hotelet më të mira.

“Kombëtarja e Kosovës a e dini ku flen, në njërin nga hotelet më luksoze të Kosovës, e dini kur të udhëtojnë në cilat hotele flejnë”, tha ai.

Ndërsa këtë e ka kundështuar ish futbollisti, Taulant Dajaku pasi ai tha se trajtimi në sport nuk ka të bëjë me atë se ku flen por me aspektin profesional.

“Trajtimi në sport nuk ka të bëjë me ku flen, se këto janë gjëra elementare, nuk është arsye për zgjedhjen, trajtimi ka të bëjë me aspektin profesional, që mungon në Kosovë, dhe kjo është thelbi i problemit tonë”, tha ai në Politiko. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.