
Përfaqësuesi i Dardanëve, Lul Zeqiri në emisionin “Politiko” ka thënë se ai nuk do e ndërronte fanellën e Kosovës për asnjë fanellë tjetër.
Ai thotë se është shumë e pamoralshme të luash me dy karta, raporton Gazeta10.
“Unë për veti po flas nuk e kisha ndërru kurrë fanellën e Kosovës po qe se më kishte thirrë, për një cështje financiare profitabile, po flas si ish futbollist nuk e kisha ndërru kombëtaren shqiptare nëse kisha vendos me lujt nga fillimi për të, s’do kisha lujtë me dy karta, kjo është shumë e pamoralshme” tha ai./Gazeta10