Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Ja lejohen mu martu, ja nuk lejohen” – Krasniqi: Kurti nuk u tregua i sinqertë me 14 deputetët

Gazeta10
07 September 2023 - 21:12

Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke diskutuar për kodin civil të Kosovës, gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë që nëse Albin Kurti e dërgon tani në Kuvend pa biseduar me deputetët bënë gabim të madh.

Ai tutje tha që Kurti nuk është treguar i sinqertë me një grup deputetësh.

“Mundet me qenë dështim spektakular nëse VV-ja e dërgon tani në Kuvend dhe nëse dështon për shkak të 14 deputetëve atëherë çka ke me ju thanë Këshillit të Evropës”, tha Krasniqi.

Ai tutje tha që qendrimet e deputetëve kundër kanë qenë të ditura andaj është mungesë e sinqeritetit nga ana e Kurtit me deputetët sepse siç ka tha “Ja lejohen mu martu, ja nuk lejohen”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.