
Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka ndarë me publikun një foto-storie në profilin e tij në Facebook, ku ai vetë shihet duke lyer muret e ambasadës së Kosovës në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ajo që bie në sy në postimin e zotit Sadriu, janë dy gabime gjuhësore, të cilat ndodhen brenda një fjalie të vetme:
“Pregaditjet intenzive nuk kanë ndalur,” ka shkruar ai.
Fjalia pa gabime gjuhësore do të duhej të ishte: “Përgatitjet intensive nuk kanë ndalur.”